Në "Alo doktor" për një javë 1.218 thirrje

04.07.2016 09:55

Gjatë javës së kaluar, nga 27 qershori e deri më 3 korrik, në linjën telefonike "Alo doktor!"...

Gjatë javës së kaluar, nga 27 qershori e deri më 3 korrik, në linjën telefonike "Alo doktor!" ka pasur 1.218 thirrje për këshillë mjekësore.

Siç informon ISHP Shtëpia e Shëndetit Shkup, nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi të punojë, në linjë telefonike "Alo doktor!" (02/15 123) ka pasur gjithsej 100.952 thirrje.

Linja është qasëse çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtëpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të çrregullimit të shëndetit.

"Qasës për këshillë mjekësore janë 25 mjekë. Thirrjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë Paraqitjet janë për spektër të gjërë për simptomatologji më të ndryshme, më së shpeshti për tension të rritur të gjakut, kokëdhimbje, ftohje, reagime alergjike dhe dhimbje simptomatike. Të gjithë personave të cilët kërkuan këshillë mjekësore në linjën telefonike 'Alo doktor!' u është dhënë ndihmë me këshillë dhe terapi adkeuate simptomatike", njoftoi ISHP Shtëpia e Shëndetit (mia.mk)