Maqedoni

BDI: Jo president të njëanshëm në Kumanovë

30.03.2014 18:20

Më 13 prill në piknik, ndërsa më 27 të gjith shqptarët të dalin masovisht për tu votuar dhe fituar 25 deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare...

“Më  13 prill  në piknik, ndërsa më  27   të gjith shqptarët  të dalin masovisht për tu votuar dhe  fituar 25  deputetë  në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të jenë zëri dhe syri i shqiptarëve në vend, thekësuan  para kumanovarëve, kreret e BDI-se te cilet preyentuan  fushatën “Jo presidentit të njëanshëm”.
 
Idea e BDI-së për president konsesual nuk përmban atom, por përmban paqe dhe siguri, tha numri “një” i kësaj partie Ali Ahmeti i cili sipas tij, një  gjë e tillë do të ishte në dobi për të gjitha etnitet në vend, madje do të ndihmonte shumë  tha ai, edhe  për tu afruar komunitetet dhe për  të krijuar klim më të mirë. 
 
“Pala maqedone që ata të bëhen më guximshëm,ma kujdeshëm dhe më vemendshëm që tani këtë ide,aq mos e keqinterpretojnë  as mos e shënderojnë  në një ide e rezikshme për popullin maqedonas, sepse kjo nuk është ide se në përmbajtje ka atom është një ide që në përmbajtje ka stabilitet, siguri dhe më shumë afri në mes të komuniteteve,sepse kështu e ka caktuar edhe zoti që të jetojmë në një hapsirë  qellore, dhe le të jetë ajo që do të na boj bahsk edhe më shumë, Europa, NATO-ja, sepse vetëm kështu mund të sigurojm  një të ardhme më të mirë për brezat që vijn pas nesh,vetëm kështu mund të sigurojm  një paq stabilitet  dhe zhvillim më të mirë  për ne dhe për të gjith popujt që jetojnë në këto hapsira.Ide që është shtuar për zgjidhje, do të ketë zgjidhje,sepse është zgjidhja më e mirë, është oferta më e mirë për të ofruar komunitetet për të krijuar klim më të mirë....”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Popullata shqiptare  di të  përkrah idet e mëdha, dhe këtë  e ka dëshmuar gjatë luftës së Maqedonisë  dhe Kosovës. Andaj, edhe kësaj rradhe  popullata  shqiptare do të përkrahë iden për një presidentit konsesual, dhe do ti thotë jo presidentit të njëanshëm, thekësuan kryetari i  komunës së Likovës  Sadulla Duraku dhe Rexhail Ismaili. 
 
“Kjo popullat, nënat tona, motrat tona, vëllezërit tonë u bënën tokë dhe tokë do të bëhen  edhe tani që të përkrahin iden e guximshme të Bashkimit Demokratik  për Integrim, iden e guximshme të liderit Ali Ahmeti  dhe bashkpuntorëve të tij, vetëm njerzit të guximshëm din të japin ide, vetëm njerëzit të guximshëm  nuk mendojnë për të keqën e këtij popullit..”, shprehet kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku.  
 
“Si gjithmon Kumanova është e gati që më 13 prill të bëj piknik, ndërsa më 27 prill te jep besimin edhe njëhere siç e ka bërë që nga viti 2002.Rroft populli shqiptarë, poshte presidentit njëanshëm..”, shprehet Rexhail Ismaili nga radhet e BDI-së. 
 
Kreu i BDI-së në tumbimin e organizuar në Kumanovë tha se shqiptarët kanë pasur dhe kanë kapacitet për të udhequr institucionet e larta të shtetit, siç janë presidenti i shteti, kryeministëria apo kryetari i kuvendit, dhe këtë gjë e kanë dëshmuar me Ministrat e  deritanishëm të BDI-së të cilët i kan drejtuar dikasteret e shtetit. (Rexhep Qamili, TVM2)