Urime nga Bozhinovska me rastin e Fiter Bajramit
Drejtoresha e Komisionit për marrdhënie me bashkësitë fetare...

Drejtoresha e Komisionit për marrdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Valentina Bozhinovska dërgoi urim deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reil Ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, me rastin e festës së Fiter Bajramit.
"Festa e Fiter Bajramit është gëzim për të gjithë besimtarët myslimanë, frymëzim i dahsurisë, besnikërisë, paqes, si dhe nxitje për vendosje të marrëdhënieve më të mira me të afërmit, miqtë dhe me të gjithë njerëzit me vullnet të mirë. Fuqia e madhe shpirtërore dhe vullneti i fuqishëm të cilët pasojnë pas tridhjetë ditëve të agjërimit , besimi dhe inkurajimi T'ju çojnë drejt shpërndarjes së vlerave të vërteta të afërsisë familjarem dashurisë dhe miqësisë së ndërsjellë dhe me pjesëtarët e feve dhe traditave të tjera", thuhet në urim.
Ky Fiter Bajram, thuhet në urim, edhe një herë na përkujtoi në kohëzgjatjen e këtyre vlerave shpirtërore dhe se vetëm me ruajtjen e tyre, dhe përmbushje me respektim, tolerancë dhe bashkëpunim të ndërsjellë, mund të kontribuojmë për progres themelor në jetën tonë dhe në shoqërinë tonë. (mia.mk)
