Life Style

Kur magjia shkon keq (Video)

04.07.2016 14:40

Një moderatore e emisionit të mëngjesit e ka pësuar keq gjatë një truku magjie...

Marzena Rogalska, e emisionit polak “Pyetje për mëngjes“, u bë pjesë e trukut të një magjistari në studio, por gjërat nuk shkuan siç pritej.
 
Me 3 qese letre përpara, magjistari duket se po përpiqet të bindë moderatoren të godasë me dorën e hapur njërën prej tyre. Edhe pse në fillim Marzena nuk duket e bindur, në fund pranon.
 
Pasi godet njërën prej qeseve, ajo nis të ulërasë nga dhimbjet, pasi goditi qesen me thumb brenda.
 
Magjistari ngel pa fjalë, ndërkohë që dëgjohen ende klithmat e moderatores./Top Channel