Maqedoni

KSHZ: 14 parti garojnë në z. parlamentare

30.03.2014 18:23

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 27 prill, do të garojnë 14 parti politike, nga të cilat, katër parti politike shqiptare...

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 27 prill, do të garojnë 14 parti politike, nga të cilat, katër parti politike shqiptare. Mbrëmë deri në mesnatë, kur ka qenë edhe afati i fundit,  të gjitha këto parti i kanë dërëzuar listat e kandidatëve për deputetë deri tek Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.

Para skadimit të afatit, lista për deputetë kanë dorëzuar Bashkimi Demokratik për Integrim,  Partia Demokratike Shqiptare, Rilindja Demokratike Kombëtare, Partia për Prosperitet Demokratik, VMRO-DPMNE, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, VMRO-Popullore, GROM, Koalicioni "Dinjitet për Maqedoninë", Aleanca për Maqedoni pozitive, Partia për të ardhme evropiane, Lëvizja popullore për Maqedoninë, Partia për ndryshime ekonomike 21 dhe Partia Social Demokrate e Maqeponisë.

Pas pranimit të listave të partive politike, KSHZ-ja ka afat prej 48 orëve të konfirmojë nëse listat e kandidatëve janë dorëzuar në afatin e caktuar dhe është në pajtim me përcaktimet e Kodit zgjedhor, pas çka u jepet afat partive t'i mënjanojnë mungesat eventuale.Ndërkohë, sonte në mesnatë përfundon afati i mbikëqyrjes publike të Listës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për paraqitjen e shtetasve të Maqedonisë që punojnë dhe qëndrojnë në diasporë. (Mefail Ismaili, TVM2)