OEM: Oferta e mirë turistike, sfidë për shërbime cilësore në turizëm
Shërbimet inspektuese duhet të kenë parasysh të ashtuquajturit njeri- agjenci që ofrojnë shërbime të dyshimta...

Shërbimet inspektuese duhet të kenë parasysh të ashtuquajturit njeri- agjenci që ofrojnë shërbime të dyshimta në qendrat turistike, veçanërisht në Ohër, Strugë dhe Shkup.
Kështu, jo vetëm që krijohet konkurrencë jolojale, por edhe ndikon në prishjen imazhin të destinacioneve. Kjo u theksua në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Punëtorët turistik gjithashtu kërkojnë të investohet edhe në autostradën Gostivar–Kërçovë, si dhe përmirësim të infrastrukturës rrugore Gostivar-Dibër përmes Mavrovës, e cila do të ndikojë në rritjen e turizmit malor, banjave dhe eko-turizmit. Është e patjetërsueshme, siç thonë ata, për lidhje më të mirë me Shqipërinë përmes Dibrës dhe dalje në det në Durrës.
“Oferta e mirë turistike duhet të jetë një sfidë për shërbime cilësore në hotelieri dhe turizëm, por jo vetëm nga sektori i turizmit, edhe nga sektori i biznesit në të cilin funksionon kjo veprimtari, e tërë kjo për të eliminuar dobësitë me qëllim që rezultatet të jenë sa më të mira”,- deklaroi anëtari i Shoqatës, Asim Megjedoviq.
Sipas tyre, si dobësi në sektorin e turizmit mund të konsiderohet higjiena rrugore, restorantet dhe stacionet e benzinës, ku turistët zakonisht ndalen për të pushuar, ndërsa stafi i punëtorëve nuk është i kualifikuar sa duhet dhe nuk kanë njohuri të gjuhëve të huaja.
“Higjiena mbetet problem kyç në turizmin e Maqedonisë. Mund të ngrihet vetëdija edhe tek punonjësit turistik, por edhe tek popullata në përgjithësi, sepse imazhi i çdo turisti i cili udhëton nga një vend në tjetër nëpër Maqedoni është jashtëzakonisht tmerrues”,- tha zëvendëskryetari i Shoqatës, Sllave Siraçevski.
Edhe sivjet më të numërt janë turistët nga Shqipëria, Turqia, Serbia, Bullgaria ndërsa në periudhën e ardhshme në Ohër dhe Strugë priten 25.000 turistë shtesë. Sipas të dhënave, këtë vit për 14,4% ka më shumë turistë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
