Maqedoni
Shoqata Kulturore “Vizion-m”, “Kandilat e Bajramit” përkujtojnë Almirin 4 vjeçar
04.07.2016 15:18
Me rastin e festës së Bajramit, Shoqata Kulturore “Vizioni M”–Shkup edhe sivjet organizoi manifestimin tradicional “Kandilat e Bajramit”...

Por, këtë vit nga Shoqata Kulturore “Vision M” përkujtojnë Almirin e vogël me moton “Kandili që u shua në Kumanovë do të ndriçojë në Shkup”.
“Këtë vit në shenjë solidarizimi me Almirin, një kandil i cili u shua sivjet, e kemi me moton“Kandili që u shua në Kumanovë do të ndriçojë sot në Shkup” dhe familja ka humbur Almirin, por le ta dinë se kanë shumë fëmijë anembanë ku ka shqiptarë. Dashtë Zoti që raste të tilla mos na përsëriten”,- deklaroi koordinatori i programit “Kandilat e Bajramit”, Erduan Dauti.
Pjesë e programit të “Kandilave të Bajramit” është treni i Bajramit, ai që ju sjellë buzëqeshje fëmijëve, sepse ata sot janë shëtitur duke u nisur nga xhamia Mustafa Pasha dhe ka vazhduar nëpër rrugët e Çairit.
“Është hera e parë dhe unë kënaqem”,- tha një fëmijë.
“Është hera e dytë që shëtis me tren dhe jam shumë e lumtur që së bashku me shokë e shoqe shëtisim”,- theksoi një fëmijë.
“Shumë interesante është kjo që po shëtisim”,- u shpreh një fëmijë.
“Është hera e dytë, u kënaqa”,- potencoi një fëmijë.
Dhe në fund treni i Bajramit ka përfunduar në Çarshinë e Vjetër, ku është organizuar koncert për fëmijë “Fidanët e Bajramit”-Hepening.
REJHANE BUSHI-METAJ
