Maqedoni

Rebalanci, LSDM: Shpenzime joproduktive

04.07.2016 15:31

Nga LSDM kanë akuzuar pushtetin për shpenzime joproduktive...

Sipas tyre, me rebalancin e ri janë shkurtuar mjete të cilat lidhen me investimet kapitale dhe nevojat themelore të qytetarëve, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në varfërimin e tyre dhe ngecjen e zhvillimit ekonomik të vendit.
 
“Pushteti i Nikolla Gruevskit po i fut në borxh qytetarët me 345 milion euro nëpërmjet deficitit buxhetor i cili po rritet. Me propozim-rebalancin e ri në mënyrë plotësuese po e rrisin edhe shkallën e borxhit nga burime të jashtme në 556 milionë euro, ndërsa në të njëjtën kohë shkurtohen 45 milionë euro për investime kapitale. Në këtë mënyrë ky pushtet po shkurton nevojat themelore të qytetarëve, ndërsa me këtë vazhdon t’i varfërojë dhe ta pengojë zhvillimin ekonomik”,- deklaroi Tomisllav Tuntev  nga LSDM.
 
Në kuartalin e parë të vitit 2016 janë realizuar vetëm 13% të mjeteve të parashikuara në infrastrukturë, tha Tomisllav Tuntev, sipas të cilit situata edhe më shumë do të përkeqësohet me shkurtimin e mjeteve nga IPA fondet, e cila do të reflektojë mbi infrastrukturën e dobët zhvillimore të vendit. 
 
NAIM RAMADANI