Botë

Artabia Saudite, 3 sulme për 24 orë një shpërthim pranë Xhamisë së Profetit

04.07.2016 16:39

Një ditë para festëm më të madhe islame, Bajramit, 3 sulme kanë tronditur Arabinë Saudite...

Sulmi I fundit vetëvrasës ndodhi pranë xhamisë së profetit në Medinë duke lënë 4 të vdekur dhe një të lënduar.
 
Dëshmitarë flasin për një veturë që ka shpërthyer afër xhamisë al-Nabuit në qendër të qytetit, të ndërtuar sipas historisë, nga vetë profeti Muhamed. 
 
Gjatë ditës një njeri hodhi veten në erë pranë  konsullatës amerikane në Jedah, por pa shkaktuar për fat të mirë viktima të tjera. 
 
Policia dyshoi për një njeri që sillej në parkungun e një spitali dhe kur policët u aftuan, ai hodhi veten në erë. Ishte pra pikërisht dyshimi I policisë që parandaloi ndoshta atë që mund të kthehej në një akt terrori me më shumë viktima. 
 
Edhe në një parkim pranë konsullates , policia gjeti tre detonatorë  brenda një makine të cilat më pas u shpërthyen me ndihmën e robotëve. 
 
Shpërthimet e sotme në Medinë dhe Jedah të Arabisë Saudite, vijnë vetëm, një javë pas sulmeve në Stamboll, së fundmi në Bangladesh dhe Irak dhe vetëm një ditë para festimeve të Fitër Bajramit.
 
Konsullata amerikane në Jedah është sulmuar edhe në 2004 nga militant të Al Kaedës të cilët lanë të vdekur 5 punonjës të saj.