Maqedoni
Kumanovë, u protestua për Almirin dhe për drejtësi
04.07.2016 18:21
Në organizim të Organizatës joqeveritare “Zani” në Kumanovë u mbajt protesta e paralajmëruar me moton “Për drejtësi”...

Në organizim të Organizatës joqeveritare “Zani” në Kumanovë u mbajt protesta e paralajmëruar me moton “Për drejtësi”, me të cilën qytetarët e Kumanovës, por jo vetëm, ata shprehën revoltën e tyre për vrasjen e vogëlushit, Almir Aliu, i cili para 9 ditësh u shtyp pamëshirshëm me makinë nga kumanovari, Bojan Iliq.
Protesta filloi nga Gjimnazi “Sami Frashëri” për të vazhduar me një marsh të qetë nëpër rrugën qendrore deri tek Gjyqi i Kumanovës, ku të pranishmëve në emër të organizatorit iu drejtua Bekon Limani.
Vlen të përmendet se në fund të fjalimit në gjuhën maqedonase u dha një porosi për Gjyqin: “Mos e shpallni Bojanin të marrë, sepse atëherë ne do të tërbohemi”.
Në protestë kishte qytetarë nga vise të ndryshme, të cilët kishin ardhur për të ndarë dhimbjen me familjen Aliu dhe në përgjithësi me kumanovarët.
Protesta kaloi në mënyrë të qetë dhe dinjitoze.
NEXHAT AQIFI
