Botë
Aksion i madh kundër fshehësve të tatimit në Itali
04.07.2016 20:07
Policia financiare italiane sot zbatoi aksion të madh për zbulim të rrjetit për fshehtje tatimore...

Policia financiare italiane sot zbatoi aksion të madh për zbulim të rrjetit për fshehtje tatimore, në të cilën janë përfshirë edhe përfaqësues të lartë zyrtar, lajmëroi DPA.
Sipas policisë financiare, me fshehjen e tatimit, ky rrjet e ka dëmtuar shtetin italian për rreth 10 milionë euro.
Gjatë aksionit të sotëm janë arrestuar 12 persona, mes të cilëve edhe dy të punësuar në drejtorinë doganore, ndërsa edhe 12 të tjerëve u është caktuar masa e paraburgim shtëpiak.
Ato janë të dyshuar për më shumë vepra penale, duke përfshirë edhe për fshehjen tatimore, korrupsionin, larjen e parave dhe përvetësimin.
Në aksion janë konfiskuar 1,2 milionë euro.
Në kumtesë potencohet se mes të dyshuarve për lidhshmëri me rrjetin janë edhe një lobist dhe një deputet në Parlamentin italian, por emrat e tyre nuk janë kumtuar.
Megjithatë mediat italiane pohojnë se bëhet fjalë për deputetin Antonio Maroto nga Partia Qendra e Re djathtiste e ministrit të Punëve të Brendshme Anxhelo Alfano, si dhe për lobistin Rafaele Pica, vëllau i të cilit Xhuzepe ishte zëvendësministër në Qeverinë e Silvio Berluskonit prej vitit 2008 deri në vitin 2011./mia
