Maqedoni
Auer: Zgjedhjet test i rëndësishëm
31.03.2014 18:06
Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare janë një test i rëndësishëm për Maqedoninë...

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare janë një test i rëndësishëm për Maqedoninë, vlerëson ambasadorja franceze në Maqedoni, Laurence Auer . Krahas faktorëve tjerë, zgjedhjet do të kenë ndikim të madh në anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, ka thënë ajo.
“Sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, gjithçka mbetet të shihet pas zgjedhjeve se në çfarë drejtimi do të orientohet qeveria e re. Ajo që është për tu përshëndetur në këto zgjedhje, është se partitë politike të cilat garojnë në zgjedhjet parlamentare, në kampanjë më shumë rëndësi i japin anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE”, deklaroi ambasadorja e Francës në Maqedoni, Laurence Auer.
Ambasadorja Auer u përqëndrua edhe në kontestin e emrit. Franca, ka theksuar ajo, do të përpiqet që në të ardhmen të gjejë një kompromis. Ajo këto komente i bëri gjatë një ligjërate në UEJL. (Miftar Emini, TVM2)
