Bota muslimane sot feston ditën e “Fiter Bajramit”
Muslimanët në Republikën e Maqedonisë si dhe e tërë bota islame, sot e feston Fitër Bajramin....

Bajrami është ditë e festimeve dhe falënderimeve ndaj Allahut. Festa e Ramazan Bajramit, eshte dita kur takohen fuqia e te pasurit me pafuqine e te varferit si ne shprehjen e dashurise, mireqenies dhe drejtesise.
Shumica e myslimanëve e festojnë këtë Bajram të paktën 3 ditë.
Kjo feste e madhe e Fiter Bajramit eshte dita kur cdo musliman I gezohet jetes, mireqenies, te mirave jetesore , eshte dita kur familjaret takohen ne mireqenie kujdes ndaj njeri tjetrit, dita kur te gjithe muslimanet i bashkojne lutja dhe vizitat tek njeri tjetri.
Pas agjerimit nje muajsh , ku besimtaret permbaheshin nga ushqimi dhe pijet nga mengjesi I hershem deri ne mbremje, sot ne te gjitha xhamite u fal namazi i mengjesit I festes se madhe te besimtareve musliman Fiter Bajrami.
Muaji Ramazan eshte muaji i nente ne kalendarin islam, i cili simbolizon fillimin e publikimit te kuranit fame- larte.
Pjesa derrmuese e besimtareve musliman gjate muajit te shenjte te ramazanit e kane per obligim qe te japin sadakatull fitrin, solidarizim ne veper me te gjitha familjet skamnore, qe edhe tryeza e tyre per dreken e Bajramit te jete e begate dhe mos tju mungoje asgje.
Fitrat jane te obligueshme per cdo besimtare musliman, Fitri duhet të jepet para se të falet namazi i Bajramit, e nëse ndonjërit i kalon ajo kohë, atëherë ai sërish obligohet ta japë atë si kompensim.
