Tiranë, mijëra besimtarë falin namazin e Bajramit
05.07.2016 11:34
Edhe në Shqipëri besimtarët myslimanë kanë nisur që herët sot ditën festive të Fitër Bajramit...

Falja e madhe e Bajramit është bërë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, në Tiranë,ku morën pjesë shumë qytetarë.
Për nder të kësaj feste, kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Skënder Bruçaj, ka bërë thirrje që në Shqipëri të vijojë harmonia fetare ashtu siç është jetuar deri më sot.
“Të jetojmë siç po jetojmë në vëllazëri dhe në harmoni, me besimtarët e komuniteteve të tjera. Duke respektuar njeriun, unitetin njerëzor, dhe të ndryshmen.
LULJETA NDOKA
