Maqedoni
Popovski u prezantua në Manastir
31.03.2014 18:09
Prioritet gjatë mandatit 5 vjeçar si president është që t’i mundësojmë kushte më të mira rinisë...

Prioritet gjatë mandatit 5 vjeçar si president është që t’i mundësojmë kushte më të mira rinisë, për arsye që mos ta lëshojnë Maqedoninë, theksoi kandidati për president nga radhët e Opsionit Qytetar për Maqedoninë në Manastir, Zoran Popovski.
Sipas tij, në rend të parë të janë qytetarët dhe ai do të angazhohet q ë të punojë dhe vendi të bëhet pjesë e Bashkimin Evropian dhe e Natos. Kandidati për president, Zoran Popovski, para simpatizantëve në Manastir, gjithashtu tha se duhet të rregullohet çështja ekonomike, politike, si dhe të përparohet në procesin arsimor.
Për rolin e tij si president i mundshëm, ai tha se do të mbetet fuqishëm i përkushtuar në ruajtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, si dhe nuk do të lejojë që problemet e brendshme shtetërore të jenë agjendë e ndërkombëtarëve.
“Do t’ju them ndal raporteve ndëretnike, do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pavarësisht përkatësisë etnike. Dëshiroj që të gjithë qytetarët të ndjehen të barabartë para ligjeve dhe kushtetutës, patjetër të krijojmë shtet ku të rinjtë do te qëndrojnë dhe nuk do të largohen nga vendi. Të zhvillojmë ekonominë në një nivel më të lartë dhe mjetet buxhetore të shpenzohen në mënyre më proporcionale, të sigurojmë mjete për vetëpunësim të të rinjve, të depolitizojmë administratën publike, si dhe të angazhohet potenciali i ri në vendet e reja të punës. Do të angazhohemi që kushtetuta dhe ligji të qeverisin në mënyrë sa më të drejtë vendin, një çështje të tillë do ta respektoj unë nëse zgjidhem president i Maqedonisë”, deklaroi kandidati për president nga partia OQM (GROM), Zoran Popovski.
Lideri i partisë Opsioni Qytetarë për Maqedoninë, Stevçe Jakimovski, theksoi se me energji pozitive, me ideja dhe me viza, do t’ ju kundërshtohemi të gjitha partive politike. Ne si parti nuk kemi mendim që t’i dallojmë dhe t’i ndajmë qytetarët, qëllimi ynë i vetëm është që të bashkohemi.
Ne do të luftojmë për ardhmërinë e vendit tonë, si dhe për ardhmërinë e qytetarëve. Qëllimi është që ta rregulloj shtetin nga brenda, me qytetarë të cilët nuk do të frikohen dhe t’i shërbejnë pushtetit, ka theksuar Jakimovski në Manastir. (Vlora Latifi-Topojani)
