Shkup, falja e namazit, në xhaminë “Mustafa Pasha”
Manifestimi qendror I faljes se namazit te Fiter Bajramit i cili organizohet çdo vit nga Bashkesia Fetare Islame...

Agjërimi i muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë në Maqedoni ka përfunduar sot me faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Manifestimi qendror i faljes së namazit të Fiter Bajramit i cili organizohet çdo vit nga Bashkesia Fetare Islame,në Shkup u mbajt në Xhaminë e “Mustafa Pashës”.
Namazit të Bajramit i priu myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, ndërsa hutben e Bajramit në emër të kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi, e lexoi nxënësi i Medresesë ‘Isa Beu’ në Shkup, Ajdën Jahja.
“Sot kemi festën e Bajramit të gjithë jemi të gëzuar se i përmbushën obligimet tona fentare. Agjëruam dhe u lutëm për mbarësi dhe begati, si në mesin tone ashtu edhe në mbarë botën me këtë shpirt të vazhdojmë edhe sot duke ja shtrirë dorën njëri- tjetrit, duke u përqafuar dhe u marrur ngryk si vëllai vëlla,duke e gëzuar sofrën e skamnorëve, duke e shtuar dashurin dhe kujdesjet për jetimet, për prindërit tanë, për familjet tona, duke e lutur fuqishëm allahu mëshir plotë që të na pranoje agjerimin si dhe të gjitha lutjet ibadete tjera. Ju uroj gëzuar dhe për shumë mot festën e Fitër Bajramit paqja, mëshira dhe bekimi allahut qoftë mbi ju” – tha Ajdën Jahja, nxënës i medresesë “Isa Beu” në Shkup
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Emri i Fitër Bajram, vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit, shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Çdo mysliman e ka për detyrim të japë sadakatull- fitrin.
Fitrat duhet dhënë para se të falet namazi i Bajramit. Fitër Bajrami tradicionalisht po festohet të paktën 3 ditë. Festen e madhe te Fiter Bajramit tradicionalisht një ditë më herët të gjithë besimtareve mysliman në Maqedoni ua uron edhe kryetari i Bashkesisë Fetare Islame Sulejman Rexhepi.
Në mesazhin e tij kreu i BFI-se thotë se muaji i Ramazanit është përplot me shembuj të ndritshëm që na ndihmojnë për të arritur një shkallë sa më të lartë të devotshmërisë. (Rexhep Qamili, TVM2)
