Politika uron Fitër Bajramin, urime për paqe dhe besim të ndërsjelltë
Urime per paqe dhe besim te ndersjelle, ne kete dite te madhe per boten muslimane...

Urime per paqe dhe besim te ndersjelle, ne kete dite te madhe per boten muslimane ka derguar edhe perfaqesuesit politik ne vend.
Bashkimi Demorkatik për Intergim uron që festën e madhe të Fitër Bajramit, besimtarët ta presin në paqe dhe gëzim.
“Bajrami është edhe një mundësi për tu bashkuar drejt reflektimit mbi vlerat e rëndësishme të familjes, bëmirësisë dhe të kombit. Përveç Zotit dhe familjeve tona, festat fetare na sjellin më afër edhe me ata që kanë nevojë për ndihmë dhe shtrirje të dorës së solidaritetit dhe respektit ndërnjerëzor”, thuhet ne urimin e kreut te BDI-se.
Edhe Partia Demokratike Shqiptare u uron të gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi. “Uroj që ky Bajram të jetë një rast për të shpalosur ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellët. Shpresoj që në këtë ditë të shënuar solidariteti, kujdesi për të farfërit dhe dashamirësia të bëhen pjesë e pandashme e juaja”.
Urim edhe nga partia Uniteti. “Të gjithë jemi të barabartë para krijuesit, le të mundohemi t’i largojmë edhe dallimet në mes nesh. Shëndet, mirëqenie dhe paqe në familjet tuaja, thuhet ne komunikaten e kesaj partie”.
Telegram urimi per festen e Fiter Bajramit ndaj te gjithe besimtarebve te konfesionit islam vjen edhe nga PPD.
“Urojmë që ky vit të shënojë fitoren definitive të njerëzimit ndaj monstrumeve njerëzore që asgjësojnë në mënyrë kriminele njerëz të pafajshëm dhe qytetërime të lashta dhe të shenjta në emër të Islamit”, thuhet ne urim.
“Fitër-Bajrami është një ditë gëzimi që nuk lidhet me asnjë ndodhi historike apo ndërrim motmotesh. Rëndësia e saj është pastër shpirtërore”, thuhet mes tjerash ne urimin e kreut te RDK-se Vesel Mehmetit.
“Solidariteti dhe besimi i ndërsjellë janë vlera të përbashkëta të cilat gjithmonë na bashkojnë. Sinqerisht jam i bindur se edhe në të ardhmen do ta kultivojmë respektin ndërfetar”, shkruan në urimin e tij lideri i VMRO-seë, Nikolla Gruevski.
Kryetari i LSDM¬së, Zoran Zaev, me rastin e Fitër Bajramit ne telegram urimin fton te gjithe per vlera universale. “Njeriu është i qetë dhe i lumtur kur janë të qetë dhe të lumtur fëmijët e tij, prindërit e tij, familja e tij, miqtë e tij, fqinjët, qytetarët. Prandaj na nevojiten vlera universale",thuhet ne telegramin e urimit.
Festen e Fiter Bajramit te gjithe besimtareve musliman permes telegrameve te urimit ua uron kryeministri Dimitriev, kreu i shtetit Ivanov, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, kryetarë komunash dhe krerë të institucioneve.
