Dimitriev: Anëtarësimi në BE në krye të agjendës

05.07.2016 12:49

Në draft deklaratën e Samitit te Parisit me 11 pika rikonfirmohet e ardhmja evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe vlerësohen përpjekjet që çdo shtet ka bërë deri më sot.

Në draft deklaratën e Samitit te Parisit me 11 pika rikonfirmohet e ardhmja evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe vlerësohen përpjekjet që çdo shtet ka bërë deri më sot.

“Eurointegrimi mbetet në kreun e agjendës sonë. Pres nga samiti në Paris të dalin marrëveshje konkrete të cilat do të jenë në dobi të mbështetjes së procesit eurointegrues për rajonin që është në interes edhe të Unionit” - deklaroi kryeminsitri Emill Dimitriev, i cili e kryeson delegacionin qeveritar në samitin e tretë për Ballkanin perëndimor, nikoqir i të cilit është presidenti francez, Fransoa Oland.

Ai paralajmëroi se në Samit bëhet fjalë për krizën e refugjatëve do ta afirmojnë kontributin e Maqedonisë në menaxhimin e saj, që thotë na bën partnerë kredibil të Unionit.

“Mbetet të diskutojmë për këto ngjarje aktuale në pjesën e kontrabandimit të migrantëve, kalimeve ilegale që janë aktuale në pjesën e qëllimit të BE-së që të formojë roje të saj bregdetare  dhe menaxhim kufitar të integruar që për ne si vend nga Ballkani Perëndimor është absolutisht e pranueshme dhe do ta përshëndesim, sepse konsiderojmë se në një mënyrë sistematike do të ketë qasje drejt menaxhimit të kësaj çështje”, tha Dimitriev.

Lidhur me sigurinë, ai vlerësoi se është shumë e rëndësishme, veçanërisht pas ngjarjeve në Paris, Bruksel dhe i fundit në Stamboll.