Botë

Sulmi në Medinë, identifikohet autori i krimit

05.07.2016 12:55

Institucionet më të larta religjioze në Arabinë Saudite njoftuan sot se sulmi që ndodhi të hënën në mbrëmje në qytetin e shenjtë të Medinës...

Institucionet më të larta religjioze në Arabinë Saudite njoftuan sot se sulmi që ndodhi të hënën në mbrëmje në qytetin e shenjtë të Medinës është ndërmarrë nga një pakistanez, i cili kishte ardhur në Arabinë Saudite,12 vite më parë ku kishte punuar si vozitës.
 
Nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite deklarojnë se sulmuesi është identifikuar si Abdullah Kan 34 vjeçar, i cili ka jetuar në qytetin e Xhedas së bashku me bashkëshorten dhe prindërit e tij. Këshilli i Lartë i Ulema-s ka thënë që bombarduesit kanë shkelur çdo gjë që është e shenjtë .Si pasojë e sulmit në Medinë u vranë katër pjesëtarë të forcave saudite të sigurisë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën.
 
Sulmi u ndërmor para xhamisë, në të cilën është i varrosur Profeti Muhamed.
 
Deri me tani, askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në Medinë, e as për sulmin që u ndërmorën në afërsi të konsullatës amerikane në Xheda, të cilat ndodhen në përmbylljen e muajit të shenjtë Ramazanit, dyshimet bien sërish mbi militantët e Shtetit Islamik, te cilet ka bërë thirrje për rrëzimin e monarkisë saudite, duke shënjestruar më së shumti minoritetin shiit dhe forcat e sigurisë. 
 
GAZMEND KURTISHI