Maqedoni

Ivanov u prezentua në Gjevgjeli dhe Demirkapi

31.03.2014 18:13

Kandidati për kryetar i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov, vizitoi mbrëmë Gjevgjelinë dhe Demir Kapinë...

Kandidati për kryetar i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov, vizitoi mbrëmë Gjevgjelinë dhe Demir Kapinë, në kuadër të prezantimit të platformës së tij për zgjedhjet presidenciale të 13 prillit. Në Gjevgjeli ndjehem si në shtëpinë time. 
 
Ju falënderoj që para pesë vitesh në këtë vend, ju më dhatë përkrahjen tuaj, tha Ivanov para simpatizantëve dhe anëtarëve të VMRO -DPMNE-së. Kjo përkrahje nuk ishte për faktin se unë kam të afërmit nga Gjevgjelia, por këtë përkrahje e kam marrë sepse ju e kishit të ditur faktin se jam i sinqertë, i ndershëm dhe punëtor. 
 
Kështu jam edhe tani. Atëherë ju më dhatë përkrahjen për programin tim. Unë tani dhashë llogarinë për atë se çfarë kam punuar. Gjithçka që ishte e paraparë në kuadër të programit, u plotësua. Tani jam këtu sërish para jush, me program të ri, për të marrë sërish besimin tuaj, tha Ivanov para banorëve të Gjevgjelisë.
 
“Gjate këtij mandati janë ndërtuar shumë rrugë, shkolla, spitale. Për gjithçka që ju keni pasur nevojë ne kemi reaguar në kohë. Kemi punuar si ekip për Maqedoninë. Kemi punuar të bashkuar dhe me unitet, sepse Maqedonia për ne është parasëgjithash. Çdoherë kur pushteti qëndror me atë lokal punojnë bashkërisht, rezultatet janë evidente. Vazhdojmë me të njëjtën tempo dhe të njëjtin intensitet, sepse ne e dimë se çfarë duam dhe se ku shkojmë. Për arsye se zgjedhja për ne është Maqedonia. Unë në Gjevgjeli ndjehem si në shtëpinë time dhe ju falënderoj të gjithëve që më dhatë përkrahjen para pesë vitesh. Kjo përkrahje nuk më është dhënë sepse unë i kam të afërmit nga Gjevgjelia, por për faktin se çdo vizitë e imja në qytet i është përkushtuar mënyrës për tërheqjen e investimeve të huaja. Shpeshherë unë e vizitoj Gjevgjelinë. Kam parë për së afërmi suksesin dhe prosperitetin e Gjevgjelisë. Por, mbaj mend para dhjetë vitesh kur vija në jug, sa ishte deprimuese të shihet Maqedonia. Plantazhe të thara, fabrika të mbyllura dhe kombinate të shkatërruara. Tani kur vijmë në Gjevgjeli e shohim fytyrën e re  të Maqedonisë. Shohim të mbjellura të reja, fabrika të reja dhe shohim rrugën Demir Kapi-Smokvicë, shohim se si zgjerohen oranzheritë që shfrytëzojnë ujë të nxehtë dhe shohim zonë industriale para Gjevgjelisë dhe shohim parkun para Bogdancit. Kjo është fytyra e re e Maqedonisë. Por që të arrihen këto rezultate nevojitej punë dhe dituri nga një garniturë e re me në krye Nikolla Gruevskin. Këta të rinj e ndryshojnë Maqedoninë. Prandaj para pesë vitesh unë vendosa tu jap përkrahjen time, që të punojmë për një Maqedoni të suksesshme, si ekip dhe të bashkuar. Për këtë shkak, çdo vizitë e imja, çdo takim ishte i dedikuar mënyrës për tërheqjen e investimeve të huaja, tërheqjen e përkrahësve për Maqedoninë. Këtë e kam realizuar me sukses dhe kohë më parë kam ftuar korrin diplomatik në Gjevgjeli. Ambasadorët  kishin mundësi të shohin potencialet e komunës, prezantimet e kryetarëve të komunave të Gjevgjelisë, Bogdancit, Dojranit dhe Vallandovës, të shohin se çfarë ne u ofrojmë vendeve që duan të investojnë në Maqedoni. Kështu ndërtohet Maqedonia, kështu arrihet sukses. Gjatë gjashtë viteve të kaluara bota është përballur me krizë ekonomike, ndërsa në këto kushte Maqedonia arriti të hapë 120 mijë vende të reja të punës”, potencoi kandidati për kryetar shteti, i propozuar nga VMRO- DPMNE, Gjorge Ivanov, para qytetarëve të Gjevgjelisë.
 
Fjalim para banorëve të Gjevgjelisë mbajti edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Ai pyeti oponentin e tij politik, LSDM-në, se për çfarë drejtësie, lirie dhe uniteti po flet para banorëve të Maqedonisë, kur dihet se Pendarovski si shef i KSHZ-së ka legalizuar zgjedhjet më të falsifikuara në historinë e Maqedonisë.
 
“Si nuk turpërohet kur flet për drejtësi dhe ta pyes a është drejtësi apo sundim i së drejtës fakti që kur ai ishte shef  i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i legalizoi zgjedhjet më të falsifikuara në historinë e Maqedonisë. Gjatë kësaj periudhe u evidentuan mbushje të kutive, a është liri ajo që si kryetar i KSHZ-së do të mbahet mend për faktin se ua mori të drejtën e votës qytetarëve. Gjatë vitit 2005, si shef i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ai aspak nuk reagoi për presionet e ashpra qe i bënte LSDM-ja mbi popullin që të mos votojë. A paraqet unitet fakti që nuk kundërshtove Branko Cervenkovskin, kur ai nuk nënshkroi ligjin për të falimentuarit në vitin 2006, për tu zgjidhur ky problem. Për çfarë uniteti po na flasin ata dhe vetë Stevo Pendarovski. Për drejtësi po flet para jush, Stevo Pendarovski, për drejtësinë kur Branko Cervenkovski e amnestoi Zoran Zaevin për kriminalin në vlerë prej 8 milion euro, ndërkohë që Stevo Pendarovski aspak nuk reagoi. Për drejtësi po flet para neve Stevo Pendarovski, për drejtësinë të cilën e kupton njëlloj si Cervenkovski, të amneston dhe liron nga burgu persona të cilët janë të dënuar për parregullsi të shumta gjatë zgjedhjeve. Ateherë Cervenkovski e keqpërdori pozitën e tij, që të amneston njerëzit të cilët kanë marrë dënim me burg, për shkak të parregullsive zgjedhore, mbushjen e kutive dhe pjesëmarrje në shumë procese tjera të falsifikuara, por qytetarët mbajnë mend gjithçka. Për çfarë drejtësie, uniteti dhe lirie ata na flasin neve sot. Atëherë kur duhej, ata nuk thanë asgjë për drejtësi, liri dhe unitet” u shpreh para simpatizantëve të kësaj partie në Gjevgjeli, numri një i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pas promovimit të kandidatit të mundshëm për president, Gjorge Ivanov. 
 
Sipas Ivanovit, Maqedonia tani po ballafaqohet edhe me shumë sfida. Gjatë mandatit tim ndodhi kriza ekonomike globale. Me fillim nga viti 2008, shumë ekonomi të fuqishme, shumë rënd i përballuan këto sfida. Në kushte të këtilla, ne në Maqedoni arritëm të hapim 120 mijë vende të punës. Të ndërtohen rrugë dhe fabrika. Për këtë shkak ekonomia po shënon rritje. Me rritjen e ekonomisë rriten edhe pagat mujore, pensionet dhe subvencionet. Nuk ka segment ku nuk ndjehen ndryshimet pozitive nga ajo çfarë kemi realizuar. 
 
Kemi punuar me përkushtim dhe në ekipe, për shkak se kur punohet në ekipe edhe fitohet. Prandaj i uroj të gjithë ata sportistë të cilët si ekip korrën fitore dhe na bënë që ne të ndjehemi krenar. I urojmë edhe këngëtarët tanë, të cilët ku do që shkojnë flasin për trashëgiminë, traditën dhe kulturën tonë. Ne kemi edhe shkencëtarët tanë, të cilët punojnë në universitete me renome botërore. Në këtë mënyrë arrin sukses Maqedonia, kur secili prej nesh është i suksesshëm në sferën e tij të veprimit. 
 
Gjithashtu bashkëpunimi i banorëve të Gjevgjelisë me fqinjët në Greqi, është një realitet i ri, të cilin duhet ta pranojnë elitat politike të fqinjëve tanë jugor. Gjatë bisedave me shtetas të huaj, të cilët më pyesnin se si i kemi marrëdhëniet me fqinjët tanë jugor, iu thash ejani në Gjevgjeli dhe e shihni se si punohet dhe jetohet bashkërisht në Gjevgjeli. Sipas kandidatit për kryetar nga VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov, Maqedonia nuk ka ndjenja armiqësore me asnjë nga fqinjët e saj. Çdo ditë ne mund t’i shohim ata në qytetet tona si investitor, por njëkohësisht edhe qytetarët tanë veprojnë dhe studiojnë në Greqi. 
 
Ky është realiteti i ri, të cilin duhet ta pranojnë elitat politike në Greqi, tha Ivanov. Kandidati për kryetar i VMRO-DPMNE–së, vizitoi edhe Demirkapinë, me ç’rast tha se gjatë viteve të kaluara, disa herë ka vizituar këtë rajon, me qëllim të vetëm që investitorët e huajt të shohin se në këtë vend ka potencial për zhvillimin e turizmit. Kemi sjellë biznesmen të huaj që tu tregojmë se me të vërtetë posedojmë potencial për zhvillimin e turizmit të venës, se kemi prodhime të cilat mund të eksportohen në vendet e tyre. 
 
Bashkërisht me kryeministrin Nikolla Gruevski, me ministrat, me pushtetin qëndror dhe lokal, kemi miratuar shumë reforma, shumë ligje dhe ndryshime, është dashur t’i adaptohemi standardeve evropiane, sepse ne e kemi krijuar Evropën këtu në Maqedoni, standardet evropiane, kriteret dhe principet. Të udhëhiqet shteti nuk është punë e lehtë. Këtë nuk e bën vetëm një njëri, por këtë e realizon një ekip i tërë. Por, është me rëndësi që kjo ekip të posedojë sistem të njëjtë të vlerave. 
 
Viteve të kaluara, ky ekip ka shënuar suksese, qytetarët maqedonas janë ata të cilët vendosin. Maqedonia është një fqinjë e mirë, ndërkohë që Demirkapia paraqet shembullin më të mirë për këtë. Ndonjëherë mes fqinjëve paraqiten dallime të cilat tejkalohen vetëm përmes dialogut dhe respektit. Kërkesa ime është që dallimet të mos jenë pengesë për bashkëpunim, sepse qytetarët janë ata të cilat kanë më së tepërmi nevojë për bashkëpunime. 
 
Ekipi i VMRO-DPMNE-së, i kryesuar nga Gruevski dhe Ivanov, ka dhënë rezultate edhe gjatë krizës ekonomike botërore, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski. Ne në kontinuitet angazhohemi për tre punë për të cilat kemi konsenzus prej qytetarëve, e ato janë: emrin nuk e ndryshojmë dhe dëshirojmë të bëhemi pjesë e BE-së dhe të marrim sa më shpejt anëtarësimin në NATO. 
 
Dua që nga ky vend, t’ju ftoj të gjithë juve të votoni për kandidatin për president të VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov,që të vazhdojnë reformat, të vazhdohet me hapjen e vendeve të reja të punës, që të munden të rinjtë të mbeten në Demirkapi. Ky është qëllimi dhe përcaktimi ynë strategjik dhe jam i sigurt se qytetarët do të dinë të vlerësojnë të arriturat e deritanishme dhe do të votojnë “pro” reformave dhe prosperitetit të Maqedonisë, ka deklaruar Peshevski. (Flutura Latifi, TVM2)