Maqedoni
BE me porosi të qartë, zgjerimi me vendet e ballkanit perëndimor vazhdon
05.07.2016 15:50
Bashkimi Evropian nga Parisi dërgoi porosi të qartë se nuk do të ndalet...

Liderët e Be-së siguruan vendet e Ballkanit se bisedimet për anëtarësim në BE do të vazhdojnë edhe përkundër daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni.
Shefja e diplomacisë europiane Federika Mogerini në Samitin e tretë në kuadër të procesit të Berlinit apeloi se institucionet eruopaine do të duhet të ruajnë kredibilitetin e gjithë procesit.
“Mesazhi im ishte shumë i qartë. Është shumë e rëndësishme për institucionet europiane duke filluar nga këshilli por edhe institucionet të jenë kredibile në proces. E rëndësishme për ne është të mbështesin axhendën e reformave të vendeve aspirante. Ato po punojnë shumë mirë dhe interesi ynë është që axhenda e reformave të ketë sukses”, shprehet shefja e diplomacisë europiane Federika Mogerini.
Kancelarja gjermane Angella Merkell e cila është iniciatore e procesit të Berlinit tha se shikon perspektivat europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke shtuar se procesi drejt anëtarësimit do të shkojë me dinamika të ndryshme.
Për Maqedoninë është e rëndësishme se dyert e BE-së mbeten të hapura ndërkaq apelohet që edhe shtete të tjera të ndjekin shembullin e Kroacisë dhe Serbisë për zhbllokim të proceseve integruese.
”Pozicionet tona janë të qarta. Ne jemi aktiv në këtë drejtim që të tejkalojmë kontestet dypalëshe, e kam fajlën për kontestin me fqiun tonë jugor për dallimet për emrin. Jemi për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët që do të zhbllokonte proceset tona euroatlantike”, shprehet kryeministri Emil Dimitriev.
“Kroacia dhe Serbia dërguan porosi të qartë se I lënë mbrapa çështjet bilaterale. Ndoshta ky sinjal do të duhet të pranohet edhe nga vend anëtarë i BE-së i cili ka penguar përparimin e Maqedonisë drejt integrimit Evropian”, shprehet ministri punëve të jashtme Nikolla Popovski.
Tema kryesore gjatë samitit ishin siguria, terroizmi, kriza me migrantët dhe proceset eurointegruese. Pjesëmarësit në samit nënshkruan deklaratë për hapjen e zyrës për bashkëpunim të të rinjëve me seli në Tiranë.
Është paralajmërur edhe ndihmë në velrë prej 150 milion euro për projkete infrastrukturore dhe të energjetikës në rajon.
MERAL ISMAILI
