Botë

Fitër Bajrami festohe edhe në kryeqendra të rajonit dhe botës

05.07.2016 17:01

Muslimanët në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

Në Turqi Presidenti Erdogan, publikoi një mesazh me rastin e Fitër Bajramit me të cilin rikujtoi se bota Islame, Bajramin po e feston në një periudhë me shqetësime dhe shtoi se për fat të keq edhe në vendin tonë lumturia e Bajramit ka mbetur nën hijen e sulmeve terroriste”. 
 
Në Moskë Kompleksi impozant i Xhamisë Qendrore këtë mëngjes ishte shumë i vogël për të pranuar të gjithë muslimanët të cilët namazin e Bajramit e falën përgjatë rrugës dhe platosë përreth xhamisë.
 
Në Bopsnjë namazi i Bajramit u fal në xhaminë e Gazi Husrev Beut në Sarajevë nën organizim të Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës ku namazi i Bajramit dhe hutben e mbajti Reis ul-ulemaja Husein -ef. Kavazoviç. 
 
Kjo festë u shënua edhe ne 130 xhami në Malin e Zi. Manifestimi qëndror u mbajt në xhamin Osmanagic në Podgoricë. Namazin në këtë xhami e udhëhoqi Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziç.
 
Në Beograd namazi i Bajramit u fal në xhaminë Bajrakli. Namazin e Bajramit në këtë xhami e mbajti reis-ul-ulemaja i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufoviç. Xhamia në Zagreb të Kroacisë edhe këtë vit ishte e stërmbush për namazin e Bajramit, me lutjet e mëngjesit me të cilën u shënua fillimi i Fitër Bajramit, në të cilën ishin mbi dy mijë besimtarë nga Zagrebi dhe rrethina e tij.
 
Një numër i madh i muslimanëve me faljen e namazit të Bajramit në parkun sportiv Kodelevo të Lubjanës pritën Fitër Bajramin, Namazit të Bajramit i priu muftiu i Lubjanës, Nexhat Grabus.
 
Por ky muaj i sakrificës i ka gjetur besimtarët muslimanë në shumë vende të botës të përçarë e mes konflikteve. Muslimanët në Jeruzalem, Bregun Perëndimor dhe Gaza u lutën dhe vizituan varret e të dashurve në prag të Fitër Bajramit, ndërkohë që liderët e autoriteteve të Palestinës dhe Izraelit po përgatiten për rifillimin e bisedimeve të paqes.
 
Ndërsa në Kajro, egjiptianët u mblodhën për t’u lutur në sheshin “Tahrir”, vendi i protestave dhe përleshjeve pas rrëzimit të Mohamed Morsi më 3 korrik.
 
Po ashtu, në një kamp refugjatësh në Jordani, sirianët u falën për të shënuar festën e Fiter Bajramit. Rreth 1.7 milionë sirianë janë detyruar të kërkojnë strehim në vendet fqinje për shkak të konfliktit civil.
 
GAZMEND REXHEPI