Maqedoni
Bakllavaja e Bajramit, Rexhepi apeloi për unitet ndërfetar dhe ndëretnik
05.07.2016 17:30
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, BFI shtroi tryezën e titulluar Baklavaja e Bajramit...

Në këtë ceremoni ku morrën pjesë personalitete të jetës publike, politike e shoqërore, si dhe ambasadorë fjalë rasti morri kreu I BFI-së Sulejman Rexhepi I cili në urimin e tij apeloi për respekt dhe unitet ndërfetar dhe ndëretnik.
Ai tha se vetëm të bashkuar shteti dhe shoqëria mund të ecë përpara.
“Ju uroj përzemërsisht festën e Fitër Bajramit, festë e cila gjithashtu predikon, sygjeron udhëzon në harmoni, në liri, në marrëdhënie të mira ndërfetare dhe ndëretnike, sepse Maqedonia është një shtet multinacional dhe multikonfesional, kjo është një begati e madhe prej All-llahut Fuqiplotë, dhe këtë bereqet nuk bënë dikush ta nëpërkëmbë, por duhet ta ruajmë si sytë e ballit”, shprehet kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Kryetari Rexhepi ftoi të gjithë mysafirët të shijojnë shijen e bakllavasë, duke cekur se ky është një rast shumë I mire për tu takuar dhe për ti këmbyer uratat dhe për të festuar të gjithë së bashku.
ERSAN PAJAZITI
