Maqedoni

Hajndëll në Shkup, seri takimesh me aktorët politik të vendit

05.07.2016 18:09

Ndërmjetësi për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Johanes Hajndëll sërish viziton Shkupin...

Nesër hajndëll pritet të takojë liderët e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend.

Janë parashikuar të zhvillohen bisedime edhe me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Emil Dimitriev, ministrin për punë të jashtme Nikolla Popovski dhe prokuroren speciale Katica Janeva.

Nga ambasada gjermane në Shkup njoftojnë se epilogu i takimeve do të dihet nëpërmjet deklaratës për media pasi I dërguari special gjerman të përmbyll gjitha takimet.

Vizita e Hajndëll në Shkup i paraprinë ardhjes së diplomates amerikane Viktoria Nulland pas disa ditësh. Pritet që Nulland të shtojë presionet ndaj aktorëve politik të vendit për daljen nga krtiza politike.

Përderisa LSDM pret që të ushtrohet trusni ndaj partisë në pushtet VMRO-DPMNE-së, nga partia e Nikolla Gruevskit presin që presioni ndërkombëtarë definitivisht të nxjerë vendin nga kriza të cilën sipas tyre e kirjoi Zoran Zaev.

Viztat e ndërkombëtarëve realizohen në kohën kur bisedimet e grupeve të punës janë ngrirë.

MERAL ISMAILI