Maqedoni

Pedarovski u prezantua në Strumicë

31.03.2014 18:20

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, në qytetin e Strumicës edhe një herë ka promovuar konceptin e tij...

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, në qytetin e Strumicës edhe një herë ka promovuar konceptin e tij, se Maqedonisë gjithnjë i ka munguar presidenti i vërtetë. Sipas Pendarovskit, presidenti i një shteti nuk duhet të jetë vetëm figurë pa asnjë ingerencë, por duhet të kujdeset për qytetarët dhe për problemet e tyre. Pendarovski premtoi se nëse zgjidhet për karrigen e parë të shtetit, do t’i trajtojë njësoj të  gjithë qytetarët dhe njësoj do të luftojë për të drejtat e tyre.
 
Oponentët tanë kanë bërë që në këtë vend të mos ketë asnjë punësim nëse qytetarët nuk kanë libreza partiake.  5 vitet e fundit rinia po largohet nga vendi dhe të gjithë ne e kemi të qartë se ata largohen nga papunësia që e shkaktoj pikërisht kjo ndarje politike, theksoi kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, duke shtuar se ai nuk do t’i ndajë njerëzit në baza politike apo etnike. 
 
“Ai mund të të kthejë dhe të tregojë se cilin pasaportë e ke dhe cilit shtet i përket, nuk mund të të kthejë vetëm nëse je rom, maqedonas apo turk. Etniteti është një punë e shenjtë dhe private, askush nuk mund ta keqpërdorë përkatësinë etnike, ajo është ndjenjë personale e njeriut. Nëse e ke shkel ligjin do të të kthejë, por do të të kthejë si shtetas i atij shteti, por jo së cilës përkatësi etnike i përket. Kjo politikë që po e udhëheq Maqedonia ka krijuar 2 kategori të njerëzve: njëra është e atyre, ndërsa tjetra kategori jemi të gjithë ne. Të gjithë qytetarët do të jenë të njëjtë dhe të barabartë”, deklaroi kandidati për president nga LSDM, Stevo Pendarovski.
 
Sipas tij, Maqedonia deri më tani ka krijuar marrëdhënie katastrofale me fqinjët dhe kjo duhet të ndryshojë. Pendarovski para simpatizantëve në Strumicë premtoi depolitizim të tërësishëm të institucioneve. Sipas Pendarovskit, të gjitha problemet kanë zgjidhje  dhe datat kyçe për këto zgjidhje janë 13 dhe 27 prilli. Sipas tij, vendi nuk do të ketë shans më të mirë  për të vendosur për fytyrat e reja në politikë, sepse sipas tij, deri tani vendi po drejtohet nga politikanët transitorë, të cilët tanimë 10 vite  e qeverisin Maqedoninë. I kemi parë mundësitë e tyre, aftësitë e tyre dhe tani ka ardhur koha t’ju themi faleminderit, por mjaft ishte dhe të sjellim njerëz të rinj që do të drejtojnë këtë vend. 
 
Kandidati për president nga LSDM, Stevo Pendarovski, është takuar edhe me qytetarët e Radovishit, me të cilët ka  biseduar  për problemet e tyre. Ata janë ankuar mbi plasmanin e keq të kulturave bujqësore, shitjen e dobët dhe çmimet e ulëta që blihen prodhimet e tyre.
 
Një pjesë e tyre thanë se qeveria vitin e kaluar nuk ka lejuar të bëjnë grevë për kushtet që i kanë, ndërsa presidenti ka heshtur. Para disa vjetësh isha në Konçe. Atëherë ishte keq, sot edhe më keq. E drejta e grevës është e garantuar me kushtetutë. Pretendimi im është respektimi i të drejtave të garantuara të qytetarëve. Presidenti i shtetit është mbrojtës i kushtetutës dhe këtu nuk ka hapësirë për kompromis, ka potencuar kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski. (Rejhane Bushi, TVM2)