Komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata

06.07.2016 10:29

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur.

Për shkak të temperaturave të larta, rekomandojmë udhëtim në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë orëve të mbrëmjes. Bëni pushime të shpeshta dhe konsumoni shumë pije joalkoolike.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. (mia.mk)