Konferencë "Reforma e ligjdhënies procedurale penale"
Odat e avokatëve të Maqedonisë, Shqipërisë,Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, sot në Shkup....

Odat e avokatëve të Maqedonisë, Shqipërisë,Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, sot në Shkup do të mbajnë konferencë me temë "Reformë e ligjdhënies procedurale penale".
Konferenca është pjesë e projektit "Reformë e ligjdhënies procedurale penale" e implementuar nga odat e avokatëve nga rajoni me mbështetje të Rrjetit rajonal ballkanik për qeverisje të së drejtës (BRLLN), USAID, Oda amerikane e avokatëve - Iniciativë për qeverisje të së drejtës dhe organizata civile "Partnerë për ndryshime demokratike Serbia".
Në Konferencë do të prezantohen rezultatet nga projekti, qëllimi i të cilit është identifikimi i problemeve më të mëdha dhe më të shpeshta lidhur me pozitën procedurale të mbrojtjes në rajon, si dhe angazhim për përmirësime në këtë sferë dhe de jure dhe de facto përmes këmbimit të përvojave në interes të sigurimit të barazisë së palëve dhe armëve.
Qëllimi përfundimtar është hapje e dialogut për ndryshimet e domosdoshme në ligjdhënien procedurale-penale të vendeve në rajon.
Fjalime përshëndetëse do të kenë kryetari i Odës së Avokatëve të Maqedonisë Nikolla Dodevski, kryetari i Odës së Avokatëve të Serbisë Dragolub Gjorgjeviq, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Osman Havolli dhe Elizabet Givens, drejtoreshë e programit, Oda amerikane e Avokatëve, Rrjeti rajonal ballkanik për qeverisje të së drejtës (BRLLN). (mia.mk)
