SHI-ja i akuzoi kryeministrat e Francës dhe të Belgjikës për sulmet në Paris dhe Bruksel

06.07.2016 10:44

Terroristët nga Shteti Islamik publikuan video-xhirime të reja në të cilat i akuzojnë kryeministrat e Belgjikës dhe të Francës...

Terroristët nga Shteti Islamik publikuan video-xhirime të reja në të cilat i akuzojnë kryeministrat e Belgjikës dhe të Francës, Sharl Mishel dhe Manuel Valls se janë përgjegjës për sulmet në Bruksel dhe në Paris, lajmëruan mediat belge.

Në video-xhirimin Brahim Abdelselam, i cili kreu sulm vetëvrasës në nëntor në Paris, deklaron se "kjo është dhuratë për presidentin francez Fransoa Oland" dhe gjuan nga pushka automatike.

Në një video-xhirim tjetër është Mohamed Balkaid i cili është gjuajtur nga një snajperist në mars në lagjen parisiene Foren katër ditë para sulmeve në kryeqytetin e Belgjikës, Ai është prezantuar si "vëlla i palëkundur".

Video-xhirimi është një dëshmi se Ballkaid ishte një prej dy xhihadistëve të cilët kanë kryer sulme në Paris më 13 nëntor. (mia.mk)