Rama: Kosova është problemi më i madh në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi

06.07.2016 11:02

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se marrëdheniet e Serbisë dhe Shqipërisë janë të mira...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se marrëdheniet e Serbisë dhe Shqipërisë janë të mira, por se problemi më i madh i të dyja vendeve është raporti ndaj statusit të Kosovës.

"Mosnjohja e Kosovës është shënjë se ende nuk ekziston gatishmëri për përballje të hapur me të kaluarën dhe të ardhmen", ka thënë Rama në intervistë për "Veçernje Novosti".

Ai ka vlerësuar se Serbia dhe Kosova kanë vendosur raporte të mira.

"Kjo është arritur falë lidershipit të Aleksandar Vuçiqit, si dhe nga ana tjetër, Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe të tjerëve, të cilët kanë mundësua dialog të pandërprerë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës", ka thënë Rama.