Seanca për rastin e Kumanovës anulohet për 14 korrik
06.07.2016 11:40
Lajmin e ka konfirmuar njëri prej avokatëve mbrojtës, Mefail Asllani....

Është shtyrë seanca e sotme për rastin e Kumanovës, për shkak se njëri prej të akuzuarve është ankuar për gjendje jo të mirë shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar njëri prej avokatëve mbrojtës, Mefail Asllani.
“Seanca është anuluar për 14 korrik. Dem Shehu ka marr infektim bakterial dhe nuk ka qenë në gjendje që të udhëtojë, kjo ishte arsyeja e shtyrjes së seancës së sotme”, ka thënë avokati mbrojtës Asllani.
Sot ishte caktuar vazhdimi i seancës gjyqësore për rastin Kumanova, me leximin e deklaratave të dëshmitarëve të mbrojtur.
