Votimi për heqjen e vizave për Kosovën, në shtator

06.07.2016 12:38

Raportuesja e Parlamentit të Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon...

Raportuesja e Parlamentit të Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka marrë vendimin për shtyrjen e votimit për vizat për Kosovën në Komitetin LIBE të PE-së, për datën 5 shtator, në vend të gjysmës së korrikut, siç ishte paraparë.

Vendimi për shtyrje, thotë Fajon në një kumtesë të saj, bëhet “për shkak të përparimit të mangët në përmbushjen e kriterit të fundit, veçanërisht të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Sinqerisht besoj se Parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur dhe përpara pushimeve të verës, sepse kjo do të na mundësojë procedimin e votimit në vjeshtë dhe të sigurojë mbështetjen e plotë të Komitetit përgjegjës për rekomandimin tim për heqjen e vizave”, thotë Fajon në një kumtesë të saj.