Botë

Rrëzohet një helikopter i Forcave ushtarake turke

06.07.2016 12:47

Forcat e armatosura të Turqisë thonë se shtatë persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga rrëzimi i helikopterit...

Forcat e armatosura të Turqisë thonë se shtatë persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga rrëzimi i helikopterit, që transportonte pjesëtarë të ushtrisë dhe të familjeve të tyre në pjesën verilindore të Turqisë.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, e ka përjashtuar mundësinë që helikopteri është rrëzuar nga ndonjë sulm, duke thënë se është njoftuar “se ishte një aksident që ka ndodhur thjeshtë nga kushtet e vështira të motit”.

Helikopteri i tipit Sikorsky po kthehej nga një kazermë ushtarake në hapësirën e Detit të Zi, ku gratë dhe fëmijët po i vizitonin ushtarët për ta shënuar festën e Bajramit.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një gjeneral brigade.