Botë
Pas Brexit, paundi britanik më i ulët në 31 vite
06.07.2016 13:39
Paundi britanik ka pësuar rënien më të ulën në 31 vitet e fundit mëngjesin e kësaj të mërkure...

Rënia në pikiatë e monedhës ka ardhur për shkak të daljes së vendit nga Bashkimit Evropian.
Paundi ra në nivelin aq të ulët në tregjet aziatike këtë të mërkurës, aq sa në vitin 1985, duke u këmbyer me 1,2960 dollarë.
Analistët janë të shqetësuar për pasigurinë e vazhdueshme politike që do të dëmtojë flukset hyrëse të kapitalit dhe që nxit kompanitë të mos kryejnë investime, çka potencialisht do të thotë rënie në recension. Banka Qendrore e Anglisë ka marrë masa parandaluese për të mbrojtur ekonomë e vendit.
Guvernatori, Mark Carney, ka dërguar të martën një mesazh të qartë për bankierët vendas: ata duhet të fillojnë kreditimet me më shumë para. Ndërkohë, Banka Qendrore Britanike ka shkurtuar sasinë e kapitalit që kërkohet nga bankat për të mbrojtur rezervat. Carney më parë kishte sinjalizuar se lehtësimi monetar ka gjasa të vendoset në të ardhmen e afërt.
