Pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

06.07.2016 14:26

Shfrytëzuesit e rrugës "Vostaniçka" mbi numrin 82 në komunën Kisella Vodë nesër nga ora 8 deri në ora 15 do të jenë pa energji elektrike....

Në periudhën kohore nga ora 8:30 deri në ora 9:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatrave Vollkovë, rruga "20", dhe ndërsa 8.30 deri në orën 17:30 pjesë të përdoruesve të rrugës "Anastas Mitrev".

Nga ora 9 deri në 10:30 pa energji elektrike do të jenë banorët e rrugës "Hristo Tatarçev" nr. 47, hyrja 4 në komunën e Kisella Vodës. Nga ora 9 deri në ora 15 konsumatorët e fshatit Sopishte, Kamenollom Beroviq në këtë komunë do të mbeten pa energji elektrike.

Pa energji elektrike nga ora 9 në 12 do të jenë konsumatorët e Banjanes, manastirit "Shën Ilija" në komunën Çuçer Sandevë dhe nga ora 9 deri 14:30 konsumatorët e Pobozhjes.

Siç inofmroi QRMK - Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve teknik në sistemin elektrik. (mia.mk)