Maqedoni
Thellohet bashkëpunimi mes LOE-s dhe FIZHT-s
06.07.2016 16:37
Thellohet bashkëpunimi në mes Lidhjes së Odave Ekonomike dhe Fondit për Inovacione dhe Zhvillim...

Rritja e numrit të kompanive që do të sjellin inovacione në punë, për çka Fondi do të ndihmojë jo vetëm përmes ndarjes së financave, por dhe përmes vendosjes së inovacioneve, dhe kjo do të ndikojë dukshëm në rritjen e cilësisë .
"Vendosja e inovacioneve në kuadër të punës së kompanive të Maqedonisë është me rëndësi të madhe në drejtim të rritjes së produktivitetit, konkurrencës dhe cilësisë së tyre që njëherit u siguron edhe mundësi për hyrje dhe pjesëmarrje në tregje të reja, krijim të brendit personal dhe realizim të përfitimit sa më të madh në kuadër të punës së saj", deklaroi drejtori i LOE-s, Mitko Aleksov.
"Fondi së bashku me Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë do të organizojë trajnime për anëtarët e LOE-s për ndërtim të kapaciteteve nga sfera e menaxhmentit inovativ, si të sjellin inovacione, si t'i komercializojnë inovacionet dhe se si të bashkëpunojnë me institucionet shkencoro-hulumtuese dhe të arsimit të lartë, prej nga mund të fitojnë burim për përmirësim të punës së tyre",- tha drejtoresha e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim, Jasmina Popovska.
Popovska përkujtoi se është hapur thirrje për ndërmarrje start up dhe slin-of, të cilës Fondi i ndan 450.000 euro. Deri më tani Fondi publikoi dy thirrje, ndërsa kjo është thirrja e tretë publike.
ERSAN PAJAZITI
