Maqedoni
Nuhiu: SPB-Tetovë, gjatë verës punon në dy turne
06.07.2016 16:51
Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë sot e vizitoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu...

Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë sot e vizitoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ku u njoftua nga afër nga kryeshefi i policisë në Tetovë, Nevair Shabani, për cilësinë dhe volumin e punës që po bën ky sektor, sidomos gjatë muajve të verës, në prag të ardhjes së mërgimtarëve dhe dhënies së shërbimeve më të shpejta për të njëjtit.
“Jam sot këtu për të dhënë mbështetjen time drejtpërdrejt për shërbimet e policisë, të cilët do të jenë të angazhuar për këtë periudhë sa mërgimtarët do të jenë në shtëpitë e tyre, që të mund t’i nxjerrin letërnjoftimet dhe pasaportat edhe në dy turne. Shërbimet tona do të punojnë me dy turne, duku filluar prej orës 8:30 deri orën 19:30”,- deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.
Nuhiu me këtë rast theksoi se “shërbimet e policisë patjetër që duhet të jenë efikase, efektive dhe më afër qytetarëve, për këtë punë edhe ne jemi këtu”.
VISAR SADIKI
