Maqedoni
Per here te pare kandidate shqiptare ne njesine Nr 4
31.03.2014 18:40
Ne Maqedonine Juglindore jeton nje komunitet jo i vogel shqiptaresh per te cilen pjesa tjeter e vendit eshte shume pak e njoftuar...

Ne Maqedonine Juglindore jeton nje komunitet jo i vogel shqiptaresh per te cilen pjesa tjeter e vendit eshte shume pak e njoftuar. Ne nje mjedis te menduar si etnikisht te paster me popullate maqedonase, ekipi yne hasi ne vendbanime me emertime te pastra shqiptare te cilet edhe pse ne kushte te veshtira, vazhdojne te frymojne e mendojne shqip.
Kjo popullate perfshihet ne njesine e 4 zgjedhore dhe per here te pare ne keto zgjedhje parlamentare, shpreson te kete perfaqesuesin e saj shqiptar ne parlamentin e ardhshem. Keta banore per here te pare do te kene mundesi te votojne per kandidat qe e flet gjuhen e tyre dhe rjedhimisht I kupton hallet e tyre.
“Si e gjetet kete udhen njehere te na shikoni se ka shqiptare ketu. Politikane jo asnjehere nuk kane ardhur, ju jeni te paret.
Me cfare beni idare? Me pension tjeter skemi.
Ketu jemi lindur jemi denbabaden qe ne kohen e Turqise.
Gjithkush ka ardhur para se te kandidohen, te gjithe premtojne e premtojne, si kandidohen asgje me nuk bejne. Po shqiptare nuk kane ardhur, jo. Prej partive maqeedonase, ja jep voten e pastaj shkon e nuk te njeh me.
He per he punesimet jane te parat. Sepse ne e kemi ketu ate pluhurin e madh , ne e heqim ate por asnje fshatar prej katundeve tona nuk ehste I punesuar aty.
Nje kerkese kam une, duhet tubat e ujit te vendosen per tokat dhe per kullotat e deleve sepse aty jemi shume dobet.
Kemi femije qe rrine ne shtepi dhe kemi nevoje per nje klase te mesojne ketu me mire e te mos torturohen rrugeve”, shprehen qytetaret.
BDI vlereson se perfshirja me lista kandidatesh e te gjitha njesive zgjedhore, materializon voten shqiptare ne cdo cep te vendit, ne te gjitha skajet ku jeton qofte edhe nje shqiptar I vetem.
“Keto vendbanime qe jane disa nga te shumtat ku jetojne shqiptaret ne rajonin e Kajmakcallanit, besoj se flasin shume per arsyen pse BDI del ne keto zgjedhje parlamentare per ti perfaqesuar keta njerez ne menyre te dinjiteteshme. Per fat te keq per dekada me radhe ata kane qene te harruar dhe ne kemi ardhur ketu sot per te qene gjithmone prane tyre”, shprehet Nexhat Jakupi deputet i BDI-se.
Njesia e 4 zgjedhore perfshin 19 komuna ne Maqedonine Juglindore, komuna keto te banuara me populate shumice maqedonase. Qytetaret shqiptare ne kete njesi jane te perqendruar me shume ne Prilep e Manastir.
