Botë
Shqipëri, grabitja në Rinas, flasin ministrat
06.07.2016 17:15
Aeroporti i Rinasit është vijë kufitare dhe ruajtja e tij nuk duhet lënë në dorë të rojeve private.

Kështu ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, e cila kërkon masa të forta sigurie në territorin e Aeroportit, aty ku hyjnë e dalin qindra persona në ditë.
Ndërsa ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, tha se mund të rishikohet kontrata me firmën që ka marrë me koncesion Aeroportin e Rinasit, të cilën hetimet e nxjerrin me faj.
Ndërkohë, ende nuk ka asnjë gjurmë të 1 milionë eurove apo të personave që i kanë grabitur ato. Policia dyshon se mund të jenë të njëjtat persona që kanë grabitur miliona euro në Kashar dhe pranë stacionit të trenit vitin e kaluar.
LULJETA NDOKA
