Maqedoni

Bashkim Ahmeti: mbrojtja e mjedisit jetësor mbetet prioritet

06.07.2016 18:07

Përfundon zbatimi i projektit “Përforcimi i kapaciteteve për implementimin e legjislacionit të mjedisit jetësor në nivel lokal”...

Përfundon zbatimi i projektit “Përforcimi i kapaciteteve për implementimin e legjislacionit të mjedisit jetësor në nivel lokal”, që u mbajt në 18 muajt e fundit në kuadër të projektit i cili realizohet me mbështetjen e IPA fondeve dhe realizohet nga mjedisit jetësor.
 
Ministri i Ambientit, Bashkim Ahmeti, tha se në kuadër të këtij projekti u mbajtën një numër i madh i takim-trajnimeve për përfaqësuesit e administratës lokale, ku u përpunua dhe një numër i madh i dokumenteve, doracakëve, të cilët kanë për qëllim lehtësimin  e punës në zbatimit të mëtutjeshëm të legjislacionit në sferat e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
 
“Në kuadër të këtij projekti, e e gjithë kjo me qëllim të përforcimit të kapaciteteve qendrore, e sidomos të atij lokal, në pjesën e mjedisit jetësor implementimin e legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, të cilët ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit në sferat e mjedisit jetësor si shfrytëzues kryesor u zgjodhën nëntë komuna nga tre rajone të ndryshme të vendit. Të gjitha komunat tjera gjithashtu ishin të përfshira në aktivitete dhe të gjitha komunat edhe më tutje do të shfrytëzojnë dokumentet që u hartuan në kuadër të këtij projekti”,- deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor, Bashkim Ahmeti.
 
REJHANE BUSHI-METAJ