Maqedoni
Hajndëll zbarkon në Shkup, realizon takime të ndara me 4 liderët partiak
06.07.2016 18:32
Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Përzhinës, me theks të veçant pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat në media...

Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Përzhinës, me theks të veçant pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat në media, ishte kërkesa kyçe e shtruar në tavolinë nga I dërguari special Johanes Hajndëll në takimet me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës në përjashtim të liderit të VMRO – DPMNE-së Nikolla Gruevskit.
Në selinë e VMRO-së, Hajndëll është pritur nga delegacion I partisë, të cilët janë shprehur se zgjedhjet do të nxjerin vendin nga kriza por mos të kufizohen me data të cilat më pas mund edhe të prolongohen.
Ndërkaq lideri i LSDM-së Zaev është shprehur për tejkalim të shpejtë të krizës politike pasiqë vendi ka filluar ti ndjen sanksionet.
Pastrimi i lisëts zgjedhore dhe reformat në media mund të realizohen vetëm me vullnet politik, është shprehur Zaev.
Nga VMRO kanë konsideruar se lista zgjedhore është kredibile, ndërkaq sa I përket mediave të mos aplikohen politikat e dënimit të gazetarëve. Liderët shqiptarë takimet e ndara me ndërmjtësin Hajndëll I kanë realziuar në ambasadën e Gjermanisë.
Në një komunikatë për media thuhet se lideri i partisë Ali Ahmeti është i interesuar për zgjidhjen e ngërçit politik.
“BDI është e interesuar që çështjet e mbetura të zgjidhen sa më shpejtë dhe reformat të zbatohen me qëllim të realizimit të zgjedhjeve gjithpërfshirëse. Fokusi gjatë takimit është vënë në pastrimin e listës zgjedhore dhe mediat, si parakushte për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme,“ thuhet në komunikatën e BDI-së.
Por kreu I PDSH-së Menduh Thaçi shprehet pesimist për zhbllokimin e ngërçit politik në dhjetë ditët në vazhdim aq sa edhe ndërmjetësi gjerman ka dhënë afatet për gjetjen e kompromisit. Sipas Thaçit Hajndëll e vlerëson procesin të ngecur në pikën zero.
“Bashkësia ndërkombëtare e shoh unë se vlerësojnë se kemi ngec në vend. PDSH vlerëson se përkundrazi jemi duke u fundosur në proces dhe procesi shkon mbas. Edhe këtë herë nuk dua të shprehem pessimist por sinjalet kanë filluar të vijnë, sanksionet e ndryshme ekonomike që vijnë prej bashkimit europian dhe bashkësisë ndërkombëtare, mungesa e investimeve. Fatkeqësisht këtë çmim nuk do ta paguajnë qytetarët por do ta paguajnë krejt qytetarët e Maqedonisë. Kemi një kohë para vetes, një javë apo dhjetë ditë, prapë nuk jam optimist se do ta shfrytëzojmë si duhet për ta lëviz procesin përpara“, shprehet kryetar i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Sipas Thaçit mbetet e hapur mundësia e formimit të qeverisë teknike me përfshirje të PDSH-së. Ndërmjetësi gjerman gjatë qëndrimit në Shkup pritet të realizojë takime edhe me kryeministrin Emil Dimitriev dhe prokuroren speciale Katica Janeva për të parë ecurinë e punës së këtij institucioni.
MERAL ISMAILI
