Botë
Aeroplanët turq do të kujdesen për sigurinë në Samitin e NATO-s
06.07.2016 19:35
Aviacioni ushtarak turk do të ndihmojë për garantimin e sigurisë në takimin e kreut të NATO-s në Varshavë...

Ky vendim është pranuar nga udhëheqësia e Aleancës.
Pritet nga baza e aviacionit ajror në qarkun turk Konja drejt Polonisë të fluturojnë katër aeroplanë për paralajmërim dhe kontroll të hershëm.
Përveç aviacionit ajror ushtarak turk, për sigurinë e forumit do të kujdesen edhe aeroplanë ushtarak britanik dhe francez.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan do të marrë pjesë në takimin në Varshavë, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 korrik./mia
