Botë

Doganierët bullgarë i konfiskuan 200 kilogramë heroinë

06.07.2016 20:17

Doganierët bullgarë në vendkalimin "Lesovë" në kufirin midis Bullgarisë dhe Turqisë, kanë konfiskuar rreth 200 kilogramë heroinë...

Doganierët bullgarë në vendkalimin "Lesovë" në kufirin midis Bullgarisë dhe Turqisë, kanë konfiskuar rreth 200 kilogramë heroinë, vlera e së cilës është shitur rreth nëntë milionë euro, njofton BTA.
 
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë publike bullgare, Rumjana Arnaudova, kjo tani është sasia më e madhe e heroinit të konfiskuar në Bullgari nga pranimi i vendit në BE në janar të vitit 2007.
 
Droga është fshehur në kuti me konserva me pure domateje, të cilat kanë qenë në kamionin me targa iraniane, i cili në Bullgari ka hyrë nga territori i Turqisë.
 
"Mallrat iraniane dhe mjetet transportuese janë në kategorinë e rrezikshme, prandaj është bërë kontroll i rentgenit, me ç'rast (në kutitë) është zbuluar përmbajtje me dendësi të ndryshme", deklaroi Arnaudova, duke shtuar se heroina e konfiskuar është me mbi 58 për qind të koncentrimit të substancave aktive.
 
Drejtuesi i kamionit, i cili është shtetas iranian është arrestuar dhe i është caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 72 orëve./mia