Botë
Belgjika ia dorëzoi Francës dy të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmet në Paris
06.07.2016 20:43
Autoritetet belge ia dorëzuan sot Francës dy burrat, të cilët janë të dyshuar se e kanë ndihmuar të dyshuarin kryesor për sulmet në paris, Sallah Abdelslam...

Prokuroria belge, e cila i identifikoi të dytë si Mohamed A. dhe Ali U. deklaroi se ata iu dorëzuan autoriteteve franceze në pajtim me fletëndjekjen evropiane,e cila është ngritur për ta.
Prokuroria parisiene kumtoi se bëhet fjalë për Mohamed Amri dhe Ali Ulkadi.
Një përfaqësues i Prokurorisë parisiene deklaroi se dy të dyshuarit janë dëgjuar pas transferimit të tyre në Francë.
Amri është akuzuar se është nisur me automobil në Paris për ta marrë Sallah Abdelslam pas sulmeve në Paris më 13 nëntor, në të cilat u vranë 130 persona. Ulkadi është akuzuar se e ka vozitur me automobil në Bruksel Abdelslamin, pasi që ai është kthyer nga Parisi dhe është fshehur atje./mia
