Fillojnë Takimet letrare strugane
Rreth 60 autorë nga vendi dhe vendet e huaja do të marrin pjesë në manifestimin ndërkombëtar "Takimet strugane letrare"...

Rreth 60 autorë nga vendi dhe vendet e huaja do të marrin pjesë në manifestimin ndërkombëtar "Takimet strugane letrare", që prej sot deri më 9 korrik do të mbahet në Strugë, Ohër dhe Vevçan.
Edicioni i sivjetshëm i gjashtë i kushtohet 155 vjetorit të botimit të Përmbledhjes së këngëve popullore maqedonase të vëllezërve Milladinovci.
Organizatorë të manifestimit janë Qendra kulturore "Bran" dhe Revia për letërsi "Branuvanje" Strugë.
Manifestimi do të fillojë me Matinenë ndërkombëtare poetike në Burimet e Vevçanit, ku lexime poetike do të kenë poetët nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, BeHja, Polonia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Kroacia. (mia.mk)
