Kandidatët për president në mitingje dhe takime me qytetarë
Kandidati i PDSH-së për president, Iljaz Halimi do të mbajë tubim në fshatin Reçan, ndërsa paraprakisht takime me qytetarë do të ketë në Debresht, Zdunje, Raven dhe Vrutok……

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë sot e vazhdojnë fushatën parazgjedhore me tubime dhe takime me qytetarët në disa qytete dhe vendbanime.
Kandidati i PDSH-së për president, Iljaz Halimi do të mbajë tubim në fshatin Reçan, ndërsa paraprakisht takime me qytetarë do të ketë në Debresht, Zdunje, Raven dhe Vrutok.
Gjorge Ivanov, kandidati për president i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit "Për Maqedoni më të mirë" do të mbajë tubim në Vinicë dhe në Radovish, si dhe tubime më të vogla në Çeshinovë-Obleshevë, Zërnovc dhe Karbincë.
LSDM, me kandidatin Stevo Pendarovski do të mbajë tubim në Dellçevë dhe takime me qytetarë në Makedonska Kamenicë, Berovë dhe Pehçevë.
Koalicioni GROM, me kandidatin e tij Zoran Popovski do të mbajë tubim në Kisella Vodë dhe takime me qytetarët në Petrovec, Ilinden, Zelenikovë, Sopishtë dhe Kolipan.
