Ekspozitë e skulpturave të artistit Xhelil Rufati

07.07.2016 10:07

Ekspozitë e skulpturave të artistit Xhelil Rufati sonte do të hapet në Stacionin e vogël...

Ekspozitë e skulpturave të artistit Xhelil Rufati sonte do të hapet në Stacionin e vogël, në kuadër të Verës së Shkupit 2016.

Veprat e skulptorit Rufati janë krijuar në shenjë të treshes, qoftë nga aspekti tematik, stilistik dhe në aspekt të materialeve dhe dëshmojnë se përmes sekuencave gjeometrike, abstrakte dhe surrealiste është e mundur sintezë artistike e idesë, ndjenjave dhe materialeve.

Rufati në mënyrë interaktive i ngjall vizionet e tij artistike, kryesisht të bazuara në (para)histori, folklor dhe kozmo­filozofinë.

Organizator i ekspozitës është galeria kombëtare e Maqedonisë. (mia.mk)