Dy të vdekur në një sulm islamik me bombë në Bangladesh

07.07.2016 10:45

Grupi radikal islamik nga Bangladeshi, i ka hedhur bombë artizanale policëve të cilët ishin në detyrë...

Grupi radikal islamik nga Bangladeshi, i ka hedhur bombë artizanale policëve të cilët ishin në detyrë, me ç'rast dy persona e humbën jetën, ndërsa disa janë lënduar, kumtuan autoritetet lokale.

Siç transmeton Tanjug, ngjarja e trishtuar ka ndodhur në vendin Kishoreganxh, 90 km në veri të kryeqytetit Daka.

Cak i sulmit ishte patrulla policore e cila e ka mbrojtur ngjarjen dhe me këtë rast tetë policë janë plagosur.

Ky akt ka ndodhur vetëm disa ditë pas krizës së pengjeve në Daka ku janë vrarë 20 civilë, dy policë dhe gjashtë nga sulmuesit. (mia.mk)