4 persona të lënduar pas një aksident trafiku në afërsi të Ohrit

07.07.2016 11:11

Katër persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që....

Katër persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që mëngjesin e sotëm ka ndodhur mes fshatrave Trebenishtë dhe Mesheishtë.

Sipas informacioneve të para, në fatkeqësi kanë ndodhur dy automobila dhe një kamion.

Në Repartin kirurgjik në Spitalin e Ohrit është dërguar një person me lëndime në kokë dhe është në rrezik për jetën.

Në spitalin special për ortopedi dhe traumatologji janë dërguar tre persona, të ciltë sipas drejtorit Mitko Tilev, janë jashtë rrezikut për jetën.

Qarkullimi në rrugën magjistrale Ohër ­ Kërçovë është në ndërprerje, ndërsa automjetet riorientohen në rrugët qarkore. Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. (mia.mk)