Në 11 aksidente në Shkup dje, gjashtë persona të lënduar
Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në 11 aksidente rrugore....

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në 11 aksidente rrugore, nga të cilat shtatë janë me dëm material dhe tre janë me pasojë të lëndimeve trupore në të cilat lëndime trupore kanë marrë pesë persona.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë të lëndimit të rëndë trupor, në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një shofer i mopedit.
Inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB Shkup tha se gjatë ditës së kaluar nga kontrollet e realizuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër gjithnjë e më i madh i kundërvajtjeve.
Janë sanksionuar 11 shoferë të cilët me automjet kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, gjashtë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa regjistrim, katër persona ishin pa leje qarkullimi, 11 e kanë parkuar automjetin në mënyrë jo të drejtë dhe tre shoferë fillestarë të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme. Janë hasur edhe katër këmbësorë të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 34 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si komunikacionin e këmbësorëve ashtu edhe atë motorik.
Sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup, me fillim në orën 19:00 në hapësirat e Stacionit policor nga kompetencat e përgjithshme Gazi Babë do të mbajë mësim për trafik në të cilin do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësi të shoferit.
Në kuadër të projektit "Kulturë qarkullimi për fëmijët në institucionet parashkollore" sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizohen punëtori edukative në Kopshtin e fëmijëve "Veseli cvetovi", objekt "Sinoliçka" i cili gjendet në rajonin e komunës së Kisela Vodës. (mia.mk)
