GREQI-MAQEDONI

Poposki dhe Venizelos në konferencën për mbrojtjen nga gjenocidi në Bruksel

01.04.2014 12:40

Së bashku me Poposkin, në këtë konferencë do të marrin pjesë shumë përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara, ministra të Punëve të Jashtme dhe diplomatë, mes të cilëve edhe shefi grek i diplomacisë Evangelos Venizelos…...

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki sot në Bruksel do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për mbrojtjen nga gjenocidi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Së bashku me Poposkin, në këtë konferencë do të marrin pjesë shumë përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara, ministra të Punëve të Jashtme dhe diplomatë, mes të cilëve edhe shefi grek i diplomacisë Evangelos Venizelos.

Edhe pse nuk është paralajmëruar takim mes ministrit maqedonas dhe grek, është e mundur që në margjinat e kësaj konference kushtuar vuajtjeve të civilëve në botë, Poposki dhe Venizelos të realizojnë takim jozyrtar, si dhe vazhdim të takimeve të tyre të shpeshtuara kohëve të fundit, pasi që Greqia e ndërmori presidencën me Këshillin e Evropës.